Kanë mbetur edhe tetë ditë për aplikim: Trajnim për verifikimin e fakteve dhe mundësi për vizite njëjavore në ShBA

Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në afatin përfundimtar (3 mars 2023) për aplikim për pjesëmarrje në trajnimin “Dezinformimi dhe verifikimi i fakteve”, përmes të cilit dy pjesëmarrësit më të mirë do të kenë mundësinë të shkojnë për vizitë njëjavore në SHBA, transmeton Portalb.mk.

Trajnimin, i cili do të mbahet në Strugë nga data 22 deri më 24 mars 2023, mes tjerash do të ligjërojë edhe gazetari eminent Jon Greenberg, korrespondent i PolitiFact.

Të gjithë të rinjtë nën moshën 29 vjeç që vijnë nga rajoni Jugperëndimor dhe i Pellagonisë mund të aplikojnë për trajnim duke plotësuar formularin në këtë link: https://icfj.tfaforms.net/4995004.

Ligjëruesi i trajnimit Greenberg ishte pjesë e ekipit të PolitiFact gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012 dhe një nga kontrolluesit e fakteve që themeloi PunditFact në vitin 2013 – një projekt i dedikuar për të kontrolluar saktësinë e pretendimeve të bëra nga ekspertë, kolumnistë, blogerë, analistë politikë, moderatorë dhe të ftuar në talk-showe. Greenberg është dy herë fitues i çmimeve nga Shoqata e gazetarëve profesioniste për raportim investigativ. Përveç Greenberg, trajnues do të jenë edhe Vladimir Petreski, kryeredaktor i Vërtetëmatësit dhe Meri Jordanovska, zëvendëskryeredaktore e agjencisë së lajmeve Meta.

Ky trajnim është pjesë e programit “Gazetaria për gjeneratën e re: Programi për trajnim mediatik” të Fondacionit Metamorfozis në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (ICFJ), me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Shkup.

Përmes këtij programi, pjesëmarrësit më të mirë do të kenë mundësinë për praktikë në mediat e Metamorphosis, Meta, Portalb apo Vistanomer dhe dy do të kenë mundësinë të kalojnë një vizitë studimore njëjavore në SHBA.

Nëpërmjet seminareve, praktikave dhe një vizite studimore në SHBA, programi do t’u sigurojë të rinjve aftësitë e nevojshme për raportim cilësor duke përdorur të dhëna dhe fakte të verifikuara, do t’i njohë ata me aplikimin e mjeteve digjitale ose me mjete me kod të hapur në punën e tyre dhe do t’i lidhë me kolegë me të mendime të ngjashme për të shkëmbyer ide rreth problemeve të përbashkëta dhe zgjidhjeve të mundshme.

Më shumë informata për aplikimin mund të gjeni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button