Ky është kabineti i qeverisë së Ramushit?

Pasi që e arritën marrëveshjen për koalicion, LDK, AAK dhe Nisma ikanë ndarë edhe resorët qeveritar, ndonëse mbetet e paqartë se si do të merr mbështetjen në Kuvend ky koalicion.Indeksonline merr vesh se përveç Ramush Haradinajt si kryeministër, nga AAK-ja në qeveri do të jenë edhe Ardian Gjini, Blerim Kuçi dhe Gent Begolli.

LDK-së do t’i takojë ministrja e Punëve të Jashtme, ajo e Financave, Ministria e FAK-ut, Drejtësisë, etj. Sipas kalkulimeve të bëra aty “pritet” të jetë edhe Nenad Rasic, Mahir Jagxhillar ministër, analisti Beqë Cufaj, ministër pa portofol. Aty pritet të jetë edhe Besnik Tahiri, si ministër i Pushtetit Lokal.

Pjesë e ekzekutivit është edhe Bilall Sherifi i Nismës në postin e zv/kryeministër dhe Fitim Selimi i Nismës si zv/ministër.

Një post qeveritar i është premtuar edhe Kujtim Shalës së LDK-së, mirëpo ende nuk dihet se ku do të rehatohet ai. Pjesë e kabinetit të Haradinajt thuhet se do të jetë edhe Laura Kryeziu si shefe e zyrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button