Isa Mustafa: Koalicioni me PDK i pamundur dhe i papranueshëm

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express u tregua I prere rreth koalicionit te perfolur me Partine Demokratike te Kosoves.

“Jo, është i pamundshëm dhe i papranueshëm-u shpreh Mustafa. Sipas tij, marreveshja me Kreun e AAK-se Ramush Haradinaj dhe ate te Nismes, Fatmir Limaj, eshte nje kapitull I mbyllur. Mustafa tha se hapi i ardhshem eshte finalizimi I saj me pune te perbashket, duke perjashtuar keshtu cdo mundesi koalicioni dhe bashkepunimi me PDK-ne.

Kreu I LDK-se sqaroi opinionin public se tashme shumica ne parlament I takon 3 subjekteve politike, pjese e marreveshjes. Mustafa shtoi se LDK, AAK dhe Nisma kane zhvilluar bisedime dhe me perfaqesuesit nderkombetare per te vazhduar implementimin e politikave rreth dialogut, zhvillimit ekonomik dhe perfshirjes se pakicave.

Sipas kreut te LDK-se pjese e ketij koalicioni duhet te jene dhe perfaqesues te komunitetit serb ne Kosove dhe pakicave te tjera, pasi ky eshte nje detyrim kushtetues.

Lajme të ngjashme

Back to top button