BIRN: Honorarë të fshehta në ministrinë me të cilën udhëheq Artan Grubi

Në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, me të cilën udhëheqë Artan Grubi vjet kanë punuar 354 persona, ndërkaq këtë vit, sipas propozim-buxhetit ky numër mund të rritet edhe për 69, që do të thotë se gjithsej do të punojnë 423. Përveç tyre, Ministria paguan fuqi punëtore shtesë, shkruan BIRN Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

“Vetëm gjatë vitit 2022, mbi 40 herë, nëpërmjet dy agjencive autoriale “Artpick” dhe “Licenca MK 2000” janë paguar vlera të ndryshme: prej 22.000 denarë deri në mbi 300.000 denarë në muaj për “shërbime të tjera kontraktuese”, që është shifër me të cilën, më së shpeshti, udhëhiqen angazhimet honorar”, shkruan “Prizmat”.

Ata në tekstin e titulluar “honorarët e fshehta në Ministrinë e Artan Grubit”, BIRN shkruan se nëpërmjet këtyre dy agjencive, një numër i madh i institucioneve shtetërore, ministrive, Qeverisë, por edhe agjencive shtetërore dhe ndërmarrjeve angazhojnë fuqi punëtore shtesë.

BIRN ka llogaritur se vetëm për këtë bazë, nga Ministria për një vit, saktësisht vjet, janë paguar rreth 160.000 euro.

“Për shembull, më 9 mars, në tre transakcione janë paguar mbi 14.000 euro. Në dhjetor, gjithashtu në tre transaksione janë paguar 12.000 euro. Tre herë në janar, katër herë në shkurt, tre herë në mars…”, thonë nga BIRN.

Në tekst shkruhet se përveç zërit buxhetor për shërbime tjera kontraktuese, Ministria ka paguar edhe shërbime konsultente. Për atë janë angazhuar agjencia “D-M Konsalting Grup”. Nëpërmjet asaj kanë “kaluar” gjithsej 7.600 euro për një vit.

Nga të dhënat publike të Ministrisë së Financave mund të shihet se ekziston histori e angazhimit të agjencive nëpërmjet Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit shumë herët se ky institucion të transformohet në Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve.

“Prej vitit 2016-të deri më sot, nëpërmjet agjencisë “Licenca MK 2000” janë paguar thuajse 280.000 euro. Në listë për pagesë nëpërmjet Sekretariatit paraqitet edhe agjencia “Tag Komunikacii”. Ajo është angazhuar vetëm nga viti 2015-të dhe nën shifrën “marrëveshja tjera kontraktuese” dhe i janë paguar honorarë në vlerë prej 340.000 euro”, thonë nga BIRN.

BIRN ka kërkuar nga Ministria me të cilën udheheqë Artan Grubi kopje të faturave që Ministria i lëshon për këtë qëllim, por nga Ministria kanë dërguar thuajse fatura të zbrazëta.

“Në përshkrim të faturës shkruan “kontraktuesit”.

Për këtë, gazetarët e BIRN janë ankuar në Agjencinë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik, megjithatë, pavarësisht detyrimit ligjor, Ministria nuk ka kthyer përgjigje, ashtu sikur Artan Grubi nuk është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Së fundmi, VMRO-DPMNE-ja opozitare ka bërë një sërë akuzash për njerëzit e afërt të zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, të cilët, siç thotë partia, drejtojnë biznese të mëdha dhe këtë e mundësojnë zyrtarë të BDI-së në institucionet.

Deputeti i VMRO – DPMNE-së, Mile Lefkov disa ditë më parë paralajmëroi një seri të dëshmive me të cilat partia do të konfirmojë se, LSDM dhe BDI i kanë shndërruar institucionet shtetërore në degë të kompanive të tyre, ndërsa aparati shtetëror shfrytëzohet që të krijohen kushte të mira biznesi për kompanitë e njerëzve nga pushteti.

Në lidhje me GrubinLefkov theksoi se familja e tij ka biznes milionësh dhe pronë përmes vëllait të tij, i cili në mënyrë direkte apo indirekte është i lidhur me më shumë biznese, siç është edhe ai i kalibrimit të instrumenteve për mbushjen e derivateve të naftës dhe gasit.

Ndërkohë ka reaguar edhe BDI-ja duke thënë se “shoqata kriminale e Hristijan Mickoskit, e konfirmuar nga gjykata, VMRO – DPMNE, është shndërruar në një shtytës të një narrative antishqiptare në shoqërinë tonë dhe konkurron me të majtën e Apasiev në sulme raciste”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button