BDI me dy zv/ministra, nga një për Strugën e Tetovën?

Tahir Hani, sekretar për zbatimin e politikave të BDI-së, lakohet si emër i mundshëm për zv/sekretar të Qeverisë. Arsyeja, kjo për të pasur një hallkë lidhëse mes Kryesisë Qendrore dhe Qeverisë, por edhe ndjekje më të mirë të zbatimit të politikave dhe programit.

“Ende nuk kemi diskutuar në parti. Me siguri pozicionet e zv/ministrave dhe sekretarëve shtetërorë do të ndahen nëpër zona, për përfshirje edhe të zonave që nuk janë të përfaqësuara në eshalonin e parë”, thonë nga BDI-ja, njofton Alsat-M.

Burime brenda BDI-së, madje thonë se dy nga postet e zv/ministrave duhet t’i takojnë Shkupit, derisa zv/ministër pritet të kenë edhe Struga dhe Tetova.

Gjithsej partia e Ali Ahmetit duhet të delegojë 123 emra që do të kryejnë funksione zyrtare këtë mandat. Ndryshe, nga BDI thonë se po vijon procesi i shqyrtimit të emrave, dhe ndarja e posteve nëpër degë, me qëllim që të gjitha rajonet të jenë të përfaqësuara denjësisht nëpër institucione.

Ndryshe, nga kulaçi qeveritar partia e Ahmetit fitoi 2 zv/kryeministra dhe 5 ministri. Me MO-në përsëri do të udhëheq Musa Xhaferi, me integrimet Fatmir Besimi, me Ministrinë e Arsimit Abdlaqim Ademi, Drejtësinë Adnan Jashari, Pushtetin lokal Lirim Shabani, Ekonomi Bekim Neziri dhe Ekologji Nuran Izairi.

Lajme të ngjashme

Back to top button