RMV, pagesa e pensioneve do të nisë nga data 27 shkurt

Pagesa e pensioneve do të nisë më 27 shkurt, vendosi Qeveria në seancën e djeshme, transmeton Portalb.mk.

“Fondi i sigurimeve pensionale dhe invalidore të Maqedonisë së Veriut është i obliguar që të dhënat për pensionet t’i dorëzojë në bankat komerciale jo më vonë se 24 shkurt dhe rekomandohet që bankat komerciale të sigurojnë që pensionistët të mund t’i disponojnë pensionet e shkurtit përmes rrjetit të bankomatëve dhe në rrjet tregtar nga data 27 shkurt 2023”, njoftoi Qeveria.

Rekomandohet që bankat komerciale, përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave, të sigurojnë pagesën me para të gatshme të pensioneve për klientët që nuk përdorin karta, në katër grupe, sipas masës së pensionit, edhe atë:

  • për pensione deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27 shkurt 2023 (e hënë);
  • për pensionet në shumë prej 11.001 – 14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28.02.2023 (e martë);
  • për pensione në shumë prej 14.001 – 18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 01.03.2023 (e mërkurë) dhe
  • për pensionet me shumë mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 02.03.2023 (e enjte).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button