Kuvendi lejoi huamarrje për EMV-në nga Banka kreditore për rindërtim

Kuvendi njëzëri miratoi Ligjin për garanci shtetërore të detyrimeve nga marrëveshja për kredi nga Banka kreditore për rindërtim, për t’i mundësuar ShA EMV-së të marrë kredi prej 25 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

Afati i shlyerjes së kredisë është 15 vjet. Norma e interesit do të përcaktohet veçmas për çdo këst të kredisë pas tërheqjes së saj. Do të bëhet rivitalizimi i hidrocentraleve të Vrutokut, Vërbenit, Ravenit, Tikveshit, Shpiljes, Globoçicës, Kozjakut dhe Shën Petkës, për të cilat nevojiten 36.2 milionë euro.

Për pjesën tjetër të shumës së nevojshme për këtë qëllim janë siguruar edhe 11.2 milionë euro shtesë nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button