Freedom House me vlerësime kritike për Maqedoninë

Freedom House në raportin vjetor “Vendet në tranzicion 2014” shprehë vlerësime kritike për Maqedoninë.

Ajo llogaritët në kategorinë e vendeve në tranzicion me regjime hibride (category  of “transitional/hybrid” regimes).

Maqedonia radhitet në vendet pjesërisht të lira, sa i përket luftës kundër korrupsionit, gjendjes së keqe të mediave dhe gjyqësorit, me vlerësimet prej 3,25 – 5,00.

Vlerësimi më i keq jepet për gjendjen e mediave, ku vlerësohet me notën 5.

Me notën 4,25 vlerësohet shkalla e lartë e korrupsionit, qeverisja në nivel qendror, qeverisja në nivel lokal, gjyqësia dhe cenimi i pavarësisë së saj.

Freedom House jep vlerësime prej 1 deri 7. Vlerësimet nga 1 deri në 2,5 vlejnë për vendet e lira me demokraci të konsoliduar, nga 3 në 5 vendet pjesërisht të lira dhe nga 5,5 në 7 vendet jo të lira.

Në raport përshkruhet edhe gjendja e përgjithshme ku evidentohen disa probleme dhe rënie.

Problemet në Maqedoni

Vendi është paralizuar nga një krizë politike që ka shpërthyer në vitin 2012, kur qeveria e kryeministrit Nikola Gruevski gjatë miratimit të buxhetit të saj vjetor, nxori me forcë nga Parlamenti anëtarë të opozitës dhe gazetarë.

Deputetët e Opozitës bojkotuan Parlamentin, dhe u desh një ndërhyrje nga Komisioni Evropian dhe organizmave të tjera ndërkombëtare për t`ia kthyer mendjen partisë kryesore opozitare të mos bojkotojë zgjedhjet lokale në marsin e 2013.

Raporti përshkruan edhe rastin e gazetarit të dënuar Tomislav  Kezarovski në vitin 2013 me burg, për gjoja zbulimin e një identiteti të një dëshmitari të mbrojtur për një rast vrasjeje.

Në fund të dhjetorit, parlamenti miratoi legjislacionin e diskutueshëm për të krijuar një të ligj të ri rregullator për mediat, por me ndikimin e Qeverisë./INA

Freedom House
Freedom House

Lajme të ngjashme

Back to top button