Mbappe në historinë e Ligue 1

Rekordet janë bërë për’u thyer dhe një gjë të tillë po e bën më së miri, Kylian Mbappe. Francezi realizoi një dopietë golash në fitoren e PSG-së ndaj Lille, duke shkruajtur një tjetër faqe historie. Sulmuesi u ngjit në kuotën e 15 golave në kampionat deri në këtë pikë të sezonit, duke u rikthyer fuqishëm në garën për çmimin e golashënuesit të Ligue 1. Dygolësh që e ndihmoi Mbappe për të hyrë edhe në mesin e goleadorëve historik në elitën e futbollit francez, raporton Klan.

Nënkampioni i Botës realizoi golin numër 150 në Ligue 1, për t’u bërë golashënuesi më i ri që arrin këtë kuotë. Mbappe e bën këtë në moshën 24 vjeç e 2 muaj, duke thyer kështu një rekord që mbahej nga Just Fontaine që prej vitit të largët 1959. Ish-sulmuesi Nice dhe Reims shënoi 150 gola në moshën 26-vjeç e 2 muaj, duke mbajtur pas Herve Revelli, i cili në vitin 1972 shënoi me fanellën e Saint Etienne e Nice 150 gola në kampionatin francez në moshën 26 vjeç e 3 muaj.

Mbappe ka shpërthyer që prej firmës me PSG-në, fanellë të cilët e ka veshur në 245 ndeshje në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar në total 198 gola. Ndërkaq, hapat e para si lojtar, kampioni i Botës në vitin 2018 i hodhi te Monaco, ku realizoi 27 gola në 60 paraqitje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button