fbpx

Shaqa me vëllezër, Ramazan në Brazil

Xherdan Shaqiri është një nga yjet e futbollit që pritet të agjërojnë muajin e Shenjtë të Ramazanit në Brazil. Superylli kosovar ka paralajmëruar që pavarësishtë rëndësisë së garës dhe temperaturave të larta, ai do të kryej obligimin e një myslimani të devotshëm.

Në fakt Muajin e Ramazanit në Brazil do ta kryejnë në Brazil të gjithë ata futbollistë që kalojnë fazën grupore pasi që ky Muaj fillon me 28 qershor, datën kur fillon faza e dytë e ndeshjeve.

Shaqa është në mesin e shumë yjeve të Botërorit që do të kenë shansin të jenë në Muajin e Ramazanit në Brazil.

Vëllëzërit Toure, Benzema, Fellaini, Xheko, Sakho, Ozil, Sagna, Sissoko e Dembele janë disa nga yjet që pritet të jenë me Ramazan në Botëror.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close