BE nuk bie dakord për një kurs të përbashkët për klimën

“Ka ende pengesa, por ne do t’i shmangim ato,” tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, pa dhënë detaje, transmeton DW.

Borrell tha se pret që një marrëveshje të arrihet brenda pak ditësh. Zyrtarë të lartë të BE-së thanë për agjencinë e lajmeve Reuters se shumica e draftit ishte miratuar.

Megjithatë vazhdon të ekzistojnë mosmarrëveshje në lidhje meklasifikimin e hidrogjenittë prodhuar me ndihmën e energjisë atomike dhe të hidrogjenit të prodhuar përmes energjive të rinovueshme.

Mospërputhje për energjinë bërthamore

Franca mbështet prej kohësh energjinë bërthamoresi rrugë për të prodhuar energji elektrike. Prandaj Parisi zyrtar dëshiron që hidrogjeni i prodhuar nga përdorimi i energjisë bërthamore të përfshihet në objektivat e BE-së.

Gjermania dhe disa vende të tjera janë kundër dhe këmbëngulin që i ashtuquajturi hidrogjen i gjelbërduhet të prodhohet me energji të rinovueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button