Platforma për Barazi Gjinore ndaj podcast-it të Lazarovit me Latasin: Promovues dhe normalizues të dhunës

Lidhur me intervistën që po bën bujë prej disa ditësh me Dragan Pvloviç Llatasin, ka reaguar edhe Platforma për Barazi Gjinore. Ata shprehen të neveritur nga informacionet dhe pikëpamjet e paraqitura nga gazetari Dragan Pavloviq-Latas në transmetimin e parë të podcast-it të Stefan Lazarov. Sipas tyre podkasti normalizon sjelljen e dhunshme të bazuar në gjini përmes shembullit eksperimental të Latasit, siç thonë nga kjo platformë, që për të është një mënyrë e zakonshme që djemtë në moshën 15-vjeçare të kenë përvojën e tyre të parë seksuale. Ata dënuan edhe deklaratën në media të drejtuesit të podcast-it, Stefan Lazarov, i cili nuk u distancua nga një përmbajtje e tillë, por përkundrazi e mbështeti fjalorin e Latasit, transmeton Portalb.mk.

“Emisioni i regjistruar me transmetim direkt më 14.02.2023, në platformën sociale të videove YouTube, regjistroi mbi 125 mijë shikime në 5 ditët e fundit. Si Platformë për Barazi Gjinore, besojmë se numri i madh i shikimeve të këtij emisioni ndikon në opinionin publik, sidomos tek të rinjtë të cilët mund të arrijnë lehtësisht në përfundimin se “goditja e një vajze”, sipas deklaratës së Latasit dhe Lazarovit, para marrëdhënies seksuale është sjellje krejtësisht normale e djemve dhe nuk ka asnjë përgjegjësi apo pasojë për këtë veprim. Edhe pse përshkrimi i podcast-it përmenden rregulla që gjuha e urrejtjes dhe racizmi nuk lejohen, ky emision përmban pikërisht këtë rrëfim. Prandaj si anëtarë të Platformës kërkojmë që podkasti të fshihet nga kjo platformë video-sociale dhe ky podcast problematik të ndërpritet së transmetuari”, thuhet në reagimin e kësaj Platforme.

Nga ajo që ka dëshmuar publiku, trhuhet më tej në reagim, është e qartë se Dragan Pavloviq-Latas dhe Stefan Lazarov janë përkrahës të sjelljeve të dhunshme dhe të poshtërimit të grave në marrëdhëniet seksuale. Ata përdorin platformat e tyre për të promovuar dhe normalizuar dhunën ndaj grave, thonë nga platforma.

“Meqenëse paraqiten si përfaqësues të ruajtjes së “vlerave tradicionale”, ne pyesim Latasin dhe Llazarovin nëse dhunimi dhe mburrja për të është vlera që ata mbrojnë dhe promovojnë?!”

“E mirëpresim reagimin e Sektorit për Krime Kompjuterike në MPB me dërgimin e një njoftimi në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup pas intervistës së jutuberit Stefan Lazarov me Dragan Pavloviq-Latas. Kërkojmë që Prokuroria të veprojë brenda afatit ligjor dhe të paraqesë aktakuzë për Përhapje të materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik. I bëjmë apel sektorit privat që e mbështet Stefan Lazarovin dhe i shfrytëzon shërbimet e tij për reklama, të ndërpresë bashkëpunimin me të. Ndryshe, duke mbështetur këtë podcast, ata po mbështesin dhe mundësojnë përhapjen e mizogjinisë, dhunës me bazë gjinore, racizmit dhe gjuhës së urrejtjes. Gjithashtu, në një kohë kur në luftën kundër dhunës ndaj grave, ndër të tjera, është e nevojshme ndërgjegjësimi i publikut, personazhet publikë kanë një përgjegjësi të veçantë në trajtimin e kësaj retorike dhe promovimin e vlerave pozitive që do të kontribuojnë në zhdukjen e dhunës dhe jo të promovimit të saj”, thuhet në reagimin e platformës për barazi gjinore.

Intervista e Dragan Pavlloviq-Latasit me jutjuberin Stefan Llazarov e cila shkaktoi reagime negative në opinion, nga pasditja e djeshme nuk mund të gjendet në kanalin e jutjuberit

Podkasti në të cilin mori pjesë Latasi u transmetua para pesë ditësh dhe shkaktoi një valë reagimesh pasi ai flet për një përvojë seksuale në ditët e adoleshencës me një vajzë nga arsyeja që nxiti dhunë dhe diskriminim gjinor.

Prokuroria Publike e Shkupit ka formuar lëndë, ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë informuar se kanë dorëzuar njoftim në Prokurorinë Publike kompetente, lidhur me intervistën e publikuar si podkast në kanalin Jutjub.

Për intervistën kanë reaguar qytetarët nëpër rrjetet sociale, ndërsa dje reagime ka pasur edhe nga organizata joqeveritare dhe shoqata të gazetarëve.

Në videon e publikuar në mbrëmjen e 14 shkurtit dhe të transmetuar drejtpërdrejt, Dragan Pavloviq Llatas duke qeshur tregon për dhunën seksuale ndaj një gruaje kur ishte adoleshent, ndërsa moderatori Stefan Lazarov reagon me të qeshura dhe pyetje për përmbajtjen eksplicite.

Pas ortekut të reagimeve, në një prononcim që më pas e ka fshirë, YouTuberi Lazarov ka mohuar që i ftuari në emision ka folur për përdhunim, ndërsa në Instagram ka akuzuar se në këtë rast është bërë fjalë për “përndjekje” ndaj tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button