Në Shkup mbahet Asambleja e përgjithshme e Aleancës së panaireve nga Evropa Qendrore

Asamble e përgjithshme e Aleancës së panaireve të Evropës Qendrore prej sot fillon në Shkup. Në tubimin, i cili zgjat deri në datën 14 të këtij muaji, do të marrin pjesë 20 përfaqësues të organizatave të panaireve nga 15 shtete.

Asambleja e përgjithshme e CEFA-s 2014 në Shkup, sipas organizatorit Panairi i Shkupit, paraqet ngjarje të rëndësishme me karakter ndërkombëtar të cilën organizatori do ta shfrytëzojë jo vetëm për prezantim të suksesshëm personal, por edhe për promovim dhe prezantim të denjë të Republikës së Maqedonisë para opinionit ndërkombëtar.

CEFA – Aleanca e panaireve nga Evropa Qendrore paraqet rrjet të organizatorëve të ekspozitave të panaireve i cili mundëson vendosje të kontakteve intensive afariste midis anëtarëve të tij, ndërsa me këtë edhe përforcim të rëndësisë së Evropës Qendrore dhe Juglindore për panaire tregtare dhe ekspozita me rëndësi ndërkombëtare. Panairi i Shkupit është anëtar i CEFA-s nga viti 2002.

CEFA numëron gjithsej 26 vende anëtare nga të cilat anëtare të rregullta janë 23 shtëpi panairi nga shtetet vijuese Austria, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Moldavia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Sllovakia, Mali i Zi, Hungaria dhe Çekia.

Qëllimi dhe misioni kryesor i CEFA-s është që në erën e globalizimit të ndihmojë në ballafaqimin me sfidat e reja përmes zgjidhjeve të cilat ofrojnë shumëllojshmëri, hapje të mundësive të reja dhepotencialeve, ndërsa me faktin që përfshin vende nga Evropa Qendrore dhe Juglindore, CEFA bën kontribut të veçantë drejt integrimit evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button