Nëna e cila vrau 3 vajzat e saj ka tentuar të vetëvritet në burg

Edlira Dobrushi, nëna e cila vrau 3 vajzat e saj ka tentuar të vetëvritet në burg në Itali. Vrasja makabre ka ndodhur para disamuajsh në Itali, ku 37-vjeçarja Dobrushi po vuan dënimin në qelitë e burgut Bassone, në Como.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të 9 marsit të këtij viti, ku Edlira Çopa Dobrushi vrau tre vajzat e saj, Simona, Keisi dhe Sidni, 14, 10 dhe 3 vjeçe.

Dy vajzat e vogla janë vrarë në gjumë, ndërsa vajza e madhe ka tentuar t`i shpëtojë çmendurisë së nënës së saj. Nuk ka mundur dot! Gruaja, pasi ka kryer të tri vrasjet i ka dërguar kufomat e fëmijëve të saj në krevatin bashkëshortor.

Më pas ka tentuar vetëvrasjen, por meqë nuk ia ka arritur dot, ka dalë përjashta apartamentit e mbuluar me gjak. Ka ulëritur dhe janë zgjuar banorët e katit, të cilët e kanë parë me thikën në duar dhe me gjakun që i dilte nga qafa dhe njëra dorë. Kanë lajmëruar 118-ën!”

Prokuroria e Leccos ka bërë publike ekspertizën mjeko-ligjore, për vrasjen e tre vajzave shqiptare. Sipas ekspertizës ajo i ka qëlluar nga 30 herë me thikë vajzat e saj, bën të ditur “TGCOM24″.

Edlira Dobrushi, 37 vjeçe ishte ndarë bashkëshorti Bashkim Dobrushi dhe “isha e dëshpëruar”, ka thënë ajo për policinë. Ajo është akuzuar për “vrasje të shumëfishtë”.

Simona, Keisi dhe Sidni, u qëlluar për vdekje me thikë nga nëna e tyre në qytetin e Leccos në Itali. Avokati i Edlira Dobrushit, ka treguar për median se, kishte mundur të fliste me të për atë që kishte bërë.

“I kam shpjeguar atë që kishte bërë dhe atë që po ndodh me çështjen ndaj saj, me qëllim që ajo të jetë e vetëdijshme”, ka thënë ai.

“Nuk doja që të jetonin një jetë të dëshpëruar”, ka thënë Edlira Dobrushi për policinë në momentin kur është shoqëruar për në spital pas krimit makabër që ajo kishte bërë.

Trupat e pajetë të tre vajzave të mitura, Simona, Keisi dhe Sidni Dobrushi janë sjellë në Shqipëria dhe janë varrosur në fshatin Dobrush të komunës Malzi të Kukësit.

Lajme të ngjashme

Back to top button