RMV, Ambasada gjermane organizon shfaqje të filmave nga Festivali i të Drejtave të Njeriut

Në 6 qytete të RMV-së vijon shfaqja e tre filmave nga Festivali i Filmit për Drejtat e Njeriut i mbajtur në Berlin, njofton Portalb.mk.

Qytetarët e Shkupit, Tetovës, Strumicës, Kumanovës, Kriva Pallankës dhe Krushevës do të kenë mundësi deri më 24 shkurt t’i ndjekin falas filmat “Backlash: Misogenyia in the digjital age”, “A House made of splinters” dhe “Aya”.

“Ata shtjellojnë histori nga të gjitha pjesët e botës dhe pasqyrojnë veprimet njerëzore, status quo-në shoqëroro-politik dhe çështje thelbësore si demokracia, drejtësia, liria dhe mbrojtja e mjedisit. Në këtë mënyrë, ata krijojnë perspektiva të reja për botën tonë”, thonë nga Ambasada e Gjermanisë.

Më datën 21 shkurt 2023, në orën 18:00 në Shtëpinë e Evropës në Shkup do të shfaqet filmi “Backlash: Misogenyia in the digjital age”. Pas mbarimit të filmi do të ketë edhe diskutim në atmosferë të relaksuar në të cilën do të marrë pjesë dhe udhëheqësi i Departamentit të Shtypit dhe Kulturës së Ambasadës së Gjermanisë në Shkup.

Filmat kanë titra në gjuhën angleze, por jo edhe përkthim në shqip dhe maqedonisht, përveç filmit “A House made of splinters” i cili ka titra në maqedonisht.

Programin e shfaqjes së filmave mund ta shihni më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button