Mot me diell dhe i ngrohtë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri 17, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 33 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 16, ndrësa ajo e ditës do të ngrihet deri në 32 gradë Celsius.

Mot të ngjashëm do të ketë edhe të premten, ndërsa në ditët e fundjavës dhe të hënën në orët e pasdites do të jetë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima. Temperatura do të ketë tendencë të rënies së vogël.

Lajme të ngjashme

Back to top button