Publiku i indinjuar nga Llatasi dhe talljet e tij për dhunën ndaj grave në emisionin e jutuberit Lazarov

Një ortek reagimesh në rrjetet sociale pas emisionit të publikuar në kanalin e Stefan Lazarovit në YouTube në të cilin mysafir ishte Dragan Pavloviq – Latas dhe në të cilin, siç reagoi fillimisht Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, normalizohet kultura e dhunës, transmeton Portalb.mk.

Komiteti i Helsinkit reaguan se në një intervistë të publikuar të martën në mbrëmje, Latas ndau se ai dhe disa miq kanë abuzuar dhe përdhunuar një vajzë në moshën 15 vjeçare, që është një disfatë sociale dhe një pasqyrim i vërtetë i mënyrës sesi ne i trajtojmë gratë që janë viktima të dhunës. .

“Në videon, e cila tashmë ka mbi 50 mijë shikime, për dy bashkëbiseduesit përdhunimi është burim argëtimi dhe të qeshurash, me të cilin drejtpërdrejt i dërgojnë mesazh publikut të madh jo vetëm se është diçka normale, por edhe qesharake. Kjo intervistë është vetëm një tregues publik dhe i dhimbshëm se si duket në praktikë normalizimi i kulturës së dhunës dhe deri ku mund të çojë mosveprimi i institucioneve dhe mungesa e qëndrimeve dhe politikave të qarta që mbrojnë viktimat, në vend tëdhunuesve”, thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut.

Nga atje shtojnë se kjo lloj kulture u jep shtytje ngacmuesve, të cilët jo vetëm vazhdojnë të jetojnë normalisht, por mburren si “burra të vërtetë” dhe fitues.

“E njëjta kulturë dënon viktimat, duke u dërguar atyre mesazh të qartë se sistemet mbështetëse janë pothuajse inekzistente. Kësaj kulture duhet t’i jepet fund, me zë e të lartë, nëse dënimi publik është arma e vetme në dispozicionin tonë, përballë një sistemi që qartazi nuk njeh dhe nuk dëshiron të merret me dhunën me bazë gjinore”, thuhet në reagimin e Helsinki.

Në reagim u pasua nga organizata dhe shoqata të tjera joqeveritare, ndër të cilat platforma “Meduza” dhe shoqata “Mladite na Edna mozhe”.

Për videon e publikuar ka reaguar edhe drejtoresha e koalicionit Margini, Irena Cvetkoviq, e cila ka komentuar se derisa Latas tregonte për rastin, youTuberi Lazarov ka reaguar me të qeshur.

“Ndërsa Latas tregon, Llazarov shpërthen në të qeshura, gjë që e gëzon veçanërisht tregimtarin. Ata qeshin së bashku, shkojnë në gëzim, të mbushur me suksesin e tyre. Njëri mendon se është mangup sepse ka përdhunuar, tjetri mendon se është mangup sepse ka mundësi të ndajë ekskluzivisht këtë shfrytëzim të përdhunuesit”, thuhet në reagimin e Cvetkoviqit.

Në videon e publikuar në mbrëmjen e 14 shkurtit dhe të transmetuar drejtpërdrejt, Dragan Pavloviq Llatas duke qeshur tregon për dhunën seksuale ndaj një gruaje kur ishte adoleshent, ndërsa moderatori Stefan Lazarov reagon me të qeshura dhe pyetje për përmbajtjen eksplicite.

Pas ortekut të reagimeve, në një prononcim që më pas e ka fshirë, YouTuberi Lazarov ka mohuar që i ftuari në emision ka folur për përdhunim, ndërsa në Instagram ka akuzuar se në këtë rast është bërë fjalë për “përndjekje” ndaj tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button