Lazarati rrit vlerën e mushkave

Përforcimi i kontrollit në pikat e kalimit kufitar në tokë dhe në det ka detyruar trafikantët e lëndëve narkotike të përdorin gjithnjë e më shumë mjete dhe rrugë alternative për nxjerrjen e lëndës narkotike jashtë kufijve të Shqipërisë.

Mediat greke publikojnë foto të kamerave termike të vendosura në kufirin mes dy vendve, duke denoncuar atë që e cilësojnë transport droge me njerëz e mushka nga “karteli i drogës së Lazaratit”.

Faqja e internetit, “Newsit.gr” në një artikull të gjatë kushtuar kësaj cështjeje shkruan se trafikimi i drogës nga Lazarati vijon të jetë tepër i madh dhe se trafikantët tashmë gjithnjë e më shumë kanë ndryshuar strategjinë duke mos transportuar më me makina, por me mjete më primitive, përfshirë këtu mushkat dhe gomerët. Pikërisht për këtë, shkruan e njëjta media, çmimi i një mushke dhe gomari është pesëfishuar duke shkuar në mbi 1 mijë euro.

“Newsit.gr” thotë lazaratasit kanë krijuar një kartelë të vërtetë droge në kufirin mes dy vendeve, duke përfshirë në këtë trafik shumë të rinj të papunë të cilët sfidojnë policinë greke në këtë veprimtari të paligjshme. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button