fbpx

Librat qe u ofrohen nxënësve, në gjendje katastrofale (FOTO)

Tani më pesë vite nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme mësojnë me librat falas të cilat në vitin 2009 u siguruan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Drejtorët e shkollave vlerësojnë se pesë vite janë shumë për tu punuar me të njëjtat libra dhe sidomos kur kualiteti i tyre është shumë i dobët.

“Materiali i librave është i dobët dhe shumica e tyre janë grisur. Ka pasur raste kur librat nuk kanë qenë në gjendje që të përdorën sërish vitin e ardhshëm dhe prindërit janë detyruar që të paguajnë dëmet për të cilat nuk kanë qenë fajtorë fëmijët po kualiteti i librave. Shumë periudhë e gjatë është pesë vite që të punohet me të njëjtat libra. Gjithashtu gabime të shumta ka edhe në përmbajtjen e librave në disa lëndë siç janë gjeografi dhe historia”, tha për Portalb, Talat Sadiku, drejtor i shkollës fillore “Liria” në Shkup.

“Projekti për librat falas ishte më se i qëlluar, mirëpo dolën shumë probleme anësore, sepse disa libra ishin të kualitetit shumë të dobët dhe nuk mund të përdoren gjatë. Disa herë jemi ankuar në MASH që të na sjellin libra të rinj sepse janë grisur ata që kishim, mirëpo nuk është miratuar kërkesa jonë, na kanë thënë që prindërit duhet t’i paguajnë, e duke e pasur parasysh situatën e vështirë ekonomike prindërit nuk kanë mjete financiare prandaj jemi detyruar që ti ngjisim apo të gjejmë ndonjë zgjidhje vetë ne”, tha Pëllumb Frangu, drejtor i shkollës fillore “Said Najdeni” në Dibër.

Ai po ashtu theksoi se nuk kanë informacione se këtë vit do të vijnë librat e rinj dhe se është përmendur se vetëm për klasën e parë të dytë dhe të tretë nëntëvjeçare do të ketë libra të rinj.

Sa i përket përmbajtjes së teksteve shkollore dhe materialit, nga MASH nuk tregojnë se a do të ketë ndryshime, madje nuk prononcohen se edhe a do të ketë libra të rinj gjatë vitit të ri shkollor.

Kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta si zgjidhje të përhershme sheh unifikimin e teksteve shkollore.
“Tani ministri shqiptarë duhet të punojë që më në fund të realizohet unifikimi i teksteve shkollore dhe në këtë mënyrë më nuk do të ketë probleme dhe gabime skandaloze në përmbajtjen e librave me të cilat mësojnë nxënësit shqiptarë”, tha Dardhishta.

Gjithashtu edhe kryetari i LASH-it të Kumanovës, Etem Xheladini thotë se librat më nuk mund të përdoren dhe se është e patjetërsueshme ndërrimi i tyre.

“Tani më pesë gjenerata punojnë me këto libra, janë vjetruar dhe ashtu ishte projekti, çdo pesë vite të ndrohen kurse ne nuk kemi ende asnjë informacion për librat e rinj”tha Xheladini.

Kurse prindërit vazhdojnë të ankohen se ata janë që paguajnë librat “falas” të MASH-it, dhe shpresojnë që këtë vit do të gjegjet një kualitet me i mirë i teksteve dhe se nuk do të kenë më nevojë që t’i paguajnë dëmet që nuk i kanë krijuar fëmijët e tyre.

Në foto janë disa libra të klasës së pestë të shkollës fillore nëntëvjeçare me mësim në gjuhën shqipe, të cilat sot janë marrë në një klasë të shkollës Liria në Tetovë.

Librat e dëmtuar

Për këto libra në foto, prindi i nxënësit që ka pranuar këto libra mund të detyrohet të paguajë një shumë prej 2066 denarësh, sipas çmimores të publikuar në ueb faqen e MASH-it.

Librat e dëmtuar

Pa hyrë thellë në detaje, bien në sy marrëzitë e këtyre materialeve shkollorë. Në librin e Shoqërisë, Greqia i bie të ketë dy flamuj – të vetin dhe të Kosovës, libri i Artit Figurativ është në fakt material i fotokopjuar, dhe askush s’e di se si do i lihet një nxënësi të shijojë një vepër artistike e cila nuk identifikohet dot në imazhet pa ngjyra.

Librat e dëmtuar

Librat e dëmtuar

Librat e dëmtuar

Librat e dëmtuar

Librat e dëmtuar

Librat e dëmtuar

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button