Çështja e librave të historisë në RMV dhe Bullgari, temë e mbledhjes së komisionit të përbashkët

Çështja e librave të historisë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarisë në bazë të vërejtjeve të ndërsjellta të shkëmbyera, kanë qenë temë e diskutimit të takimit të 23 –të të Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Eskpertëve për çështje të historisë dhe arsimit, që u mbajt dje dhe sot në Sofje, transmeton Portalb.mk.

Siç informoi sot MPJ, anëtarët e komisionit kanë shkëmbyer ide dhe argumente se si të përmirësojnë librat e historisë dhe kanë shkëmbyer disa propozim – rekomandime të cilat mbetet bazë për bisedimet e mëtejme.

Takimi i ardhshëm i rregullt i komisionit të përbashkët do të mbahet më 30 dhe 31 mars të këtij viti.

Mbledhja e fundit e komisionit ishte më 17 dhe 18 nëntor, po ashtu në Sofje. Tema kryesore ishte roli dhe vendi i Arqipeshkvia e Ohrit dhe mënyra se si është paraqitur në shkollat për klasën e shtatë në RMV.

Kujtojmë se tensionet mes dy vendeve u rikthyen në muajin nëntor të vitit të kaluar kur pjesëtarë të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut, hapën në Manastir dhe Ohër klube bullgare me emrat “Car Borisi i Tretë” dhe “Vanço Mijallkov”, të cilët kanë sunduar me Bullgarinë në periudhën e Perandorisë Osmane, me synimin e “bashkimin e tokave maqedonase me Bullgarinë”.

Një pjesëtar i këtij klubi, më 16 janar, u sulmua fizikisht gjë që rriti edhe më shumë tensionet mes dy vendeve duke çuar madje edhe në tërheqjen e ambasadorit bullgar nga Shkupi.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, më 23 janar, presidenti maqedonase, Stevo Pendarovski, tha se ardhja e ndonjë grupi të bullgarëve më 4 shkurt përbën “rrezik të lartë sigurie”, andaj kërkoi shtimin e masave të sigurisë.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, vitin e kaluar hoqi veton ndaj Shkupit për t’i hapur rrugë bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por, bisedimet mund të bllokohen nëse Maqedonia e Veriut nuk bën ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën saj, ashtu siç parashihet me marrëveshjen ndërmjet dy vendeve, bazuar mbi atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button