Haradinaj: S’ka kthim prapa, nuk jemi duke bërë veprime joserioze

Kreu i AAK’së dhe kryeministri në ardhje, Ramush Haradinaj në emisionin “Top Shoë”, ka folur për të gjitha zhvillimet që sollën opozitën deri te bashkimi kundër PDK’së. Tha se PDK e ka sjellur vendin në pozitë të keqe. Tha se vendimi i opozitës nuk ka kthim prapa. Edhe nëse shkohet në zgjedhje, sllogani i opozitës, tha Haradinaj, do të jetë: “Hajnat në burg”. Foli për dialogun me Serbinë dhe shumë tema të tjera.

(E plotësuar)

“Jemi bërë gati që pas formimit të institucioneve të ardhshme, ti ofrojmë z. Thaçi marrëdhënie si opozitë. Ne kemi ndihmuar institucionet e vendit në terma nacionale, me rëndësi për vendin. Do të ishte mirë që z. Thaçi të reflektojë kur është në opozitë bashkë me partinë e tij.

Nuk do të komunikoj me z. Thaçi sepse nuk ka kthim prapa, nuk bëhet fjalë për një veprim joserioz.

Unë ju thash se cili do të jetë sllogani i zgjedhjeve. Ne jemi të detyruar të dalim nga kjo gjendje, për shkak se pikërisht këtu e ka sjellur vendin z. Thaçi”, ka thënë Haradinaj.

“Unë them po dialog me Serbinë, por duhet ta ngrisimin kualitetin e këtij dialogu, pra të dimë: çfarë dialogu, çfarë temash”, tha Haradinaj kur foli për dialogun.

Haradinaj: Nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme, sllogani i opozitës do të jetë “Hajnat në burg”

Haradinaj ka thënë se edhe nëse shkohet sërish në zgjedhje, slogani i partisë së tij do të jetë “Hajnat në burg”.

Ai ka thënë se do të ketë mobilizim të plotë të të gjithë opozitës që t’i jepet një epilog kësaj gjendje.

Haradinaj: Thaçi do të ballafaqohet me të bëmat e tij politike

Haradinaj tha se rasti i PDK’së është shumë i rëndë, sepse kanë krijuar situatë të rëndë në vend.

“Rasti i PDK’së është bukur i rënd, kanë krijuar shumë situata të rënda në vend. Nëse vazhdojnë të veprojnë kështu do të ketë më shumë probleme, ne jemi të vetëdijshëm se jemi vendi më i korruptuar në Ballkan.

Në Kosovë nuk do të tolerohet më një situatë e korruptuar, është mirë të gjithë ta marrin këtë mesazh e më së shumti PDK dhe z. Thaçi.

Thaçi, natyrisht se do të ballafaqohet në kuptimin me të bëmat e tij politike”, tha ai.

Haradinaj: Qytetarët festuan në rrugë çlirimin nga pushtimi i Thaçit

“U pa dje nga festimet se si qytetarët festuan një çlirim. Ishte shumë emocionuese ta shihje një festë të tillë”, tha Haradinaj.

Haradinaj: Askush prej shqiptarëve nuk dëshiron të bashkëpunojë me Thaçin

Sa u përket deklarimeve të PDK’së se vetëm kjo parti e ka mandatin ta formojë qeverinë, Haradinaj tha se e kupton panikën që e ka kapur këtë parti.

“Z. Thaçi, z. Kuçi të gjithë janë në panik sepse asnjë parti politike nuk dëshiron të bashkëpunojë me ata. Prandaj është shumë e rënd ta përballojnë këtë sepse lindë pyetja pse askush prej partive politike shqiptare nuk dëshiron të bashkëpunoj me Thaçin”, tha ai.

Haradinaj: Thaçi fitoi pjesën e parë të garës, ne të dytën

Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj, ka thënë se ai përfaqëson grupimin më të madh politik në vend.

Haradinaj ka thënë se Thaçi e ka fituar garën e parë, por fituese e garës së dytë janë LDK, AAK dhe NISMA.

“Përfaqësoj grupimin më të madh politik ne Kosovë, i përbërë nga LDK, AAK dhe NISMA”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Top Shoë”.

“Thaçi fitoi pjesën e parë të garës, ai nuk mori besimin e mjaftueshëm të udhëheqë në vend, ne të tjerët e bashkuam besimin që na dhanë qytetarët” tha Haradinaj. / GazetaExpress/

Lajme të ngjashme

Back to top button