Televizori gjigand prej 9 metrash i gjatë

Ky televizor me këtë madhësi prej 9 metrash i gjatë ka një kualitet HD dhe përmban 65 bilion ngjyra. Ky pajisje e madhe mund të kontrollohet nga përdoruesit nëpërmjet gjesteve dhe lëvizjeve, ku mund ta ndërroni kanalin thjesht me një lëvizje dore.

Ajo çka është e veçantë për këtë televizor është se ai mund të hapë njëkohësisht 20 kanale nëse e vendosni në “panel mode”.

Ekrani dhe parametrat e këtij televizori i përshtaten shumë mirë mjedisit ku ndodhet, dritës së dhomës dhe ngjyrave duke i ndryshuar parametrat e veta në mënyrë automatike. Pesha e këtij super televizori shkon deri në 1 ton dhe ka një çmim prej 1.7 milion dollarësh.

Lajme të ngjashme

Back to top button