Merkel: Nuk kishim sukses me Maqedoninë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se do të ishte e gëzuar në rast se gjatë muajve të ardhshëm do të zgjidhej kontesti i emrit.

Ajo këtë koment e bëri e pyetuar nga Deutsche Welle, se cilat janë pritjet e saj nga qeveria e re e Maqedonisë e cila pritet të marrë besimin e Parlamentit më 19 qershor.

“Ne duam që me Maqedoninë me shumë mirëkuptim të bashkëpunojmë dhe gjithsesi do të jem e gëzuar në rast se gjatë muajve të ardhshëm do të arrihet tek zgjidhja e problemit të emrit. Kjo është diçka që nuk kemi pasur sukses.”, deklaroi kancelarja gjermane transmeton Dojçe Vele.

Ajo konfirmoi se më 28 gusht në Berlin do të organizohet konferenca e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Back to top button