Twitter i lejoi kompanitë të reklamojnë kanabis

Twitter ka vendosur të lehtësojë politika e saj të reklamimit duke lejuar kompanitë e kanabisit të promovojnë brendet e tyre në platformë, raporton PCW. Ndryshimet e bëjnë Twitter rrjetin parë social madhor që mirëpret reklamat e kanabisit në SHBA.

Edhe pse ndryshimi do të lejojë kompanitë të shesin produkte kanabisi, do të ketë disa kufizime në lidhje me atë çfarë shfaqet në reklamat e tyre.

Reklamat nuk mund të promovojnë ose ofrojnë shitje të kanabis në mënyrë të drejtpërdrejtë me përjashtim të disa produkteve CBD. Gjithashtu reklamat janë të kufizuara sipas moshës dhe vendndodhjes.

Ndryshimi është më i fundit i një seri lëvizjesh që Twitter ka bërë që kur Elon Musk mori drejtimin. Ndryshimi i politikës vjen në një kohë kur një numër i madh reklamuesish janë larguar nga platforma ose kanë reduktuar në mënyrë të ndjeshme shpenzimet.

Duke i hapur rrugë kompanive të kanabisit, të cilët deri sot kishin një shtrirje shumë të kufizuar në rrjetet sociale, Twitter ka mundësinë të sjellë reklamues të rinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button