Gjykata e Shkupit le të lirë shkatërruesit e pronave shqiptare

Gjykata themelore Shkup 1 ka marrë një vendim kontrovers, duke lënë të lirë tre, nga pesë vandalët e arrestuar për shkak të demolimit dhe djegies së pronave të shqiptarëve në Lagjen Gjorçe Petrov në Shkup. Pasi kanë pranuar veprën, ata janë dënuar vetëm me gjashtë muaj arrest me kusht, kurse dy të tjerë nuk e kanë pranuar veprën dhe ata do të mbeten në arrest. 

“Të tre pranuan fajin se kanë marrë pjesë në turmë dhe kundër tyre gjykata nuk prezantoi argumente, sepse e pranuan fajin. Ata do të lirohen nga arresti, dy me automatizëm për shkak të dënimit me kusht, kurse njëri pasi la si garanci pasaportën. Për dy të tjerët të cilët nuk e pranuan fajin, do të zhvillohet seancë e veçantë gjyqësore”.

Ky vendim I gjykatës themelore Shkup 1 do të rrisë pakënaqësitë te opinioni shqiptar, për shkak të bindjes së kur janë në pyetje maqedonasit shqiptojnë dënime më të buta, kurse për shqiptarët dënime më të ashpra. Protestat në lagjen Gjorçe Petrov nisën me datë 19 maj dhe zgjatën 3 ditë, pas vrasjes së një të riu maqedonas të kësaj lagje, nga ana e një të riu shqiptar nga fshatit Gërçec. Me këtë rast huliganët shkatërruan pothuajse të gjitha objektet afariste ne pronë të shqiptarëve të cilat ndodhen në këtë lagje. Policia deri tani ka ngritur rreth 70 padi për pjesëmarrësit në këto trazira. 

Lajme të ngjashme

Back to top button