Gjykimin për “Llaskarcën” tani e bllokon eksperti i fotografuar në foltoren e BDI-së i cili nuk paraqitet të dëshmojë për shkak të tensionit të lartë

Eksperti Zekiria Zekiri, i cili duhej të paraqiste superekspertizën për aksidentin në afërsi të Laskarcës, sot nuk ka ardhur për të dëshmuar për herë të tretë, por gjykimi nuk është shtyrë për shkak të tij. Gjyqtarja Diana Gruevska nga Gjykata Themelore Penale tha se edhe ajo ka goditur dhe lënduar kokën, por ka ardhur në gjykim për të mos pasur edhe një vonesë, transmeton Portalb.mk.

Zekiri i i cili mungonte ka dërguar në gjykatë dokumentacionin mjekësor për tensionin 160 me 110.

“Unë personalisht e kam parë dje para ‘Mavrovkës’”, ka bërtitur një i afërm i njërës prej viktimave.

Prokurori Darko Jakimovski, i cili ka kërkuar nga Zekiri të gjithë dokumentacionin mjekësor, ka hetuar dhe ka marrë informacion se eksperti Zekiri ka shkuar në punë.

Përveç kësaj, pas seancës së kaluar, në opinion u publikuan fotografitë e ekspertit Zekiri në një foltore në një ngjarje partiake të BDI-së.

Gruevska kërkoi nga prokurori që t’i marrë në pyetje ekspertët e tjerë që kanë nënshkruar superekspertizën, e para që u përgjigj ishte Jovanka Savova, ekspertja e vetme nga Byroja e ekspertizës mjeko-ligjore që e nënshkroi superekspertizën.

Përpara se të jepej pauzë, prokurori konstatoi gabime të shumta në superekspertizën, në të cilën thuhet se është kërkuar nga Gjykata Civile në vend të Gjykatës Penale.

Ka edhe një gabim në datën e porositjes. Aty thuhet në mars 2021, por kjo është tetë muaj para se gjykata të paraqesë kërkesë për superekspertizë në tetor.

Për aksidentin në afërsi të Laskarcit, i cili ndodhi në magjistralen Shkup-Tetovë më 13 shkurt 2019, ku humbën jetën 16 persona dhe mbetën të plagosur rëndë mbi 30, Durmish Beluli, shefi i kompanisë “Durmo Tours”, përgjegjësi për transport në kompani Ramzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski akuzohen se kanë kryer vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion.

“Durmo Tours” konsiderohet si kompani e afërt me BDI-në në pushtet dhe të gjitha bllokimet dhe zvarritjet e mëparshme në këtë proces gjyqësor, për të cilin ka pasur një hetim rekord të përfunduar, janë me qëllim që të gjithë fajin t’ia bartin vetëm shoferit. Të anulohet defekti teknik i autobusit që u përmbys papritur dhe të mbajë përgjegjësi vetëm shoferi.

Për bashkëpunim akuzohen tre punonjës të stacionit të kontrollit teknik: Igor Gjordjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.

Procesi gjyqësor për aksidentin e nisur në shtator të vitit 2019 e udhëheq gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik, Darko Jakimovski.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button