fbpx

Shkencëtarët gjermanë Spanjën e shpallin kampion

Nëse futbolli do të ishte matematikë, siç është shkenca, atëherë mund të konfirmonim ende pa nisur Botërori se Spanja do të jetë kampione e botës edhe në “Brazil 2014”.

Universiteti Frei dhe disa universitete të tjera gjermane kanë llogaritur sipas metodave të tyre se “Stuhia e kuqe” do ta mbrojë fronin e tyre, duke përfshirë këtu edhe renditjen e FIFA-s, paraqitjet historike të këtyre kombëtareve dhe statistikat e lojtarëve që kanë në përbërje. Konkluzioni thekson se Spanja do të mundë në finale Gjermaninë, të cilat do të mundin në gjysmëfinale respektivisht Brazilin dhe Argjentinën.

Duke u mbështetur te ky studim, Anglia do të kalojë e para nga grupi C dhe në 1/8-at do të mundë Bregun e Fildishtë. Gjithsesi, “Tre Luanët” nuk do të mund të avancojnë përballë spanjollëve në çerekfinale, ose të paktën kështu thonë shifrat e llogaritura. Prandaj, kushdo që i beson shkencës, mund të vërë bastet që tani.

Përkrah këtij studimi, një tjetër llogaritje e aneksuar e shkencëtarëve gjermanë që njëzëri kanë “shpallur” Spanjën kampione, theksohet se kombëtaret që kanë më shumë shanse (66-70 për qind) për ta fituar Botërorin në Brazil janë katër: Spanja, Gjermania, Brazili dhe Anglia.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close