ShGM dhe SPGPM sot protestojnë për mbrojtjen e dinjitetit të gazetarëve në RMV

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik i ftojnë të gjithë profesionistët e medias në një marsh protestues sot që do të nisë nga Qeveria e RMV-së deri para Kuvendit, ku të bashkuar do të shprehim pakënaqësinë për sulmet ndaj gazetarëve, fyerjet dhe poshtërimet nga politikanët, konkurrenca e pandershme, kushtet e pasigurta në të cilat punojnë gazetarët, gjendja e keqe socio-ekonomike, thuhet në njoftim, transmeton Portalb.mk.
Gjatë marshimit do të dërgohen mesazhe nga përfaqësuesit e SHGM-së dhe SPGPM-së, ndërsa kërkesat e mëposhtme do t’i dërgohen Qeverisë dhe Kuvendit:
  • Miratimi urgjent i ligjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me të drejtat e gazetarëve dhe punën e mediave, dhe zbatimin e tyre në mënyrë të përpiktë
  • Funksionarët shtetëror dhe politikanët të respektojnë gazetarët dhe kameramanët
  • Të ndalojë PR-i agresiv shtetëror
  • Mbështetje për gazetarët dhe mediat lokale
  • Respektimi i të drejtave të punës së gazetarëve dhe punonjësve të medias
  • Kushte të sigurta pune për gazetarët dhe punonjësit e medias
E premte, 17.02.2023, me fillim nga ora 10:30 para Qeverisë së RMV. Itinerari i marshit – Nga Qeveria deri tek Kuvendi i RMV-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button