Zgjidhen kryetarët e komisioneve parlamentare

Komisioni i Kuvendit për zgjedhje dhe emërtime zgjodhi sot kryetarët e komisioneve kuvendore. BDI-ja do të drejtojë tre komisione; Rexhail Ismaili Kryetar i komisionit për transport dhe lidhje, Ermira Mehmeti Kryetare e komisionit për çështje evropiane dhe Xhevat Ademi Kryetar i komisionit për vetëqeverisje lokale. Nuk është caktuar ende kryetari i komitetit për marrëdhënie ndëretnike, por si kandidat i mundshëm përflitet Ejup Rustemi. Në komisionet që kanë 9 anëtarë dhe më pak, partitë shqiptare do të kenë nga një anëtar, ndërsa në komisionet me më tepër anëtarë, ajo do të kenë nga dy anëtarë. Në rend ditë të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, ishte edhe shqyrtimi i kërkesave të dorëzuara për apanazh, përkatësisht të realizimit të rrogave për një vit pas shuarjes së funksionit si deputet. Përfaqësuesit e grupeve parlamentare të BDI-së dhe VMRO DPMNE, i bën thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend. Rafiz Aliti, apeloi LSDM-në që të kthehet aty ku mbrohen interesat shtetërore. Sipas Alitit, BDI gjatë viteve ka qenë edhe në pozitë edhe në opozitë, por luftën ndaj padrejtësive e kanë bërë në Kuvend.

“Unë, në emër të grupit parlamentar të BDI-së, do të apeloja që deputetët e LSDM-së të kthehen në Kuvend, pasi vendi i opozitës është pikërisht në Kuvend. Interesat shtetërore mbrohen pikërisht këtu, por edhe interesat e elektoratit që i kanë votuar deputetët e LSDM-së, gjithsesi se duhet mbrojtur këtu në Kuvendin e Maqedonisë”, tha Rafiz Aliti, Deputet i BDI-së.

Ndërkaq, deputetja nga radhët e VMRO DPME-së Silvana Boneva, pavarësisht debatit, ishte pro kërkesës së opozitës për apanazh, pasi sipas saj, opozita me atë kërkesë po e njeh Kuvendin e Maqedonisë. Boneva, gjithashtu i bëri apel LSDM-së që t’i kthehet Kuvendit.

“Vetë fakti se kolegët e mëhershëm dorëzojnë kërkesa për apanazh tek përbërja e re e kuvendit, për mua nënkupton njohje, pasi ky institucion ligjvënës për ata është legjitim, pasi ata bëjnë kërkesë drejt atij, për një të drejtë të tyre që u takon me ligj”, deklaroi Silvana Boneva, Deputete e VMRO-DPMNE-së.

Nga epilogu rreth mandateve të LSDM-së, varen edhe nënkryetarët e Kuvendit. Komisioni ka vendosur që LSDM-së t’i jepen 5 kryetarë komisionesh. Rregullorja parashikon që njëri nga kryetarët e kuvendit t’i takojë gjithashtu partisë më të madhe opozitare.

Lajme të ngjashme

Back to top button