Vitin e kaluar në Maqedoni më tepër shkurorëzime se sa martesa

Në Maqedoni vitin e kaluar janë martuar 13.982 çifte, apo 0.1% më pak se në vitin 2012. Më shumë kurorëzime janë kryer në muajin Gusht me 11.9% ndërsa më pak në Prill me 5%, transmeton Shqipmedia.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, më së shumti që janë martuar për herë të parë janë femrat me 92% ndërsa meshkujt me 90.2%.

Mosha mesatare e atyre që janë martuar për herë të parë shkon nga 25,8 vjet për nusen ndërsa 28.6 vjet për dhëndrin.

Në vitin 2013 kemi 2.045 shkurorëzime që shënon një rritje prej 6.2% në krahasim me vitin 2012. Më pak janë shkurorëzuar në Gusht me 2.4% ndërsa më tepër në Dhjetor me 10%.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button