Rrahje e përgjakshme në Bukoviq, theret një banor i fshatit

Mbrëmë në fshatin Arnaqi dhe Bukoviq të Shkupit ka ndodhur një përleshje fizike ndërmjet banorëve të fshatit, e cila përfundoi me therjen e një banori.

Ngjarja e mbrëmshme në këto dy fshatra ka qenë si në film. Së pari në Arnaqi  është gjuajtur kundrejt një banori, i cili më pas ka shkuar në Bukoviq për hakmarrje ndaj sulmuesit. Është shkaktuar një rrahje e përgjakshme ku banori i Arnaqisë është therur e pastaj edhe është gjuajtur ndaj tij, raportojnë nga Policia- Shkup.

Në Bukoviq gjendeshin S.J dhe A.SH, kur për një moment ka ardhur N.XH dhe ka ardhur deri tek konflikti i cili ka eskaluar në konfrontim fizik.

Në rrahje kanë marr pjesë edhe persona të tjerë. Personit N.XH ka përfunduar në spitalin “8 Shtator” në Shkup pasi i janë shkaktuar plagë të rënda me send të ngurta në këmbë dhe trup, dhe është gjuajtur një plumb. Policia raporton se po merren masa për zbardhjen e rastit dhe se nga vendi i ngjarjes janë marr disa plumba dhe arma.

Lajme të ngjashme

Back to top button