TM: Rasti me ‘Bankën e Maqedonisë’- shkelje e kushtetutës

Në rastin me dyshimet për gjoja pagesë në kesh të 1.5 milion eurove provizion nga Jovica Stefanoviq-Nini në aferën për shitjen e ‘Bankës së Maqedonisë’, është e qartë se institucionet nuk do të ndërmarrin masa përkatëse për pohimin apo mohimin e bisedave audio nga të cilat del edhe dyshimi për kriminalitet të kryer, konstaton në raportin për këtë muaj Transparencë Maqedoni.

Por, sipas TM ekziston edhe një dimension tjetër për këtë rast.

Nuk ka dyshime se aksionet e ‘Bankës Maqedonase”, ishin transferuar në mënyrë të dyshimtë nën kontrollin e VMRO-së në kohën kur ishte kryeministër Lubço Giorgievski ndërsa ministër i financave në atë kohë ishte Nikolla Gruevski. Nga TM, rikujtojnë se në atë kohë kanë ndodhur një numër i madh i vendimeve skandaloze në shumë institucione në vend, por është fakt se VMRO ka pasur nën kontroll këto aksione deri në vitin 2004.

Edhe nëse mëremi me autenticitetin, sipas TM-së, të gjitha indikimet tregojnë se Gruevski është njëri nga ato që flet në inçizim. Faktet tregojnë se aksionet në Bankën e Maqedonisë ishin nën kontroll të VMRO-së ndërsa Gruevski si lider i partisë, ishte i vetmi që mund të lejonte shitje e këtyre aksioneve.

Lajme të ngjashme

Back to top button