Hapet panairi për punësim në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe gjenerimi i punësimit” në Dibër

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Fondacioni për zhvillim të Qëndrueshëm ekonomik Preda Plus organizoi hapjen e Panairit për punësim, në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe gjenerimi i punësimit i mbështetur nga Unioni Europian.

Hapet panairi për punësim
Hapet panairi për punësim

Menderez Kuçi, kryetari i OEMVP, para dibranëve potencoi se “Projekti i këtillë nuk ka të bëjë me politikën apo me individë të caktuar, por qëllimi i këtij projekti është papunësia e popullatës së re nga të dyja anët e kufirit .

“Papunësia është problem i vazhdueshëm për të dy rajonet, ndërsa kjo shihet veçanërisht përmes spektrit të migrimit shumë të shprehur. Qëllimi i projektit është promovimi partneritetit mes agjencive të ndryshme qeveritare e lokale, institucioneve arsimore, organizatave rinore dhe sektorit privat në të dyja anët e kufirit, me qëllim që të arrihet kohezion shoqëror të gjenerata e re”, tha Menderz Kuçi.

Kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata duke përshëndetur këtë projekt rreth punësimit të rinisë dibrane dhe hapjen e zyrës lokale në ambientet e pushtetit vendor gjatë vitit të kaluar, tha :

” Ky projekt që realizohet edhe në Dibër përmes komunave si motra rreth Dibrës i ka tiparet dhe karakteristikat e veta po që dalëngadalë nxjerr në dritë një të dhënë shumë interesante. Dibra ka potenciale ekonomike dhe resurse natyrore të mjaftueshme , ka begat ujore të veçantë dhe ka një popullatë historikisht të shkolluar , të përgatitur por fatkeqësisht investimet në këtë komunë mungojnë. Përveç investimeve nga Unioni Evropianë, që kemi realizuar shumë projekte në infrastrukturë mungon investimi në profit apo degë të ekonomisë ku mund të prodhohet diçka. E kaluara e Dibrës është e dhimbshme jo më pak se njëqind vite qëndron një pikë e zezë në të gjitha sistemet , por është e kaluar që duhet të mësojmë shumë, Dibra ka numër më të madh me migrim nga qytetet e tjera në Ballkan por edhe në Evropë”.

Zëvendës ambasadori i misionit të Bashkimit Evropianë, Robert Lendel, gjatë panairit të këtij projekti theksoi:

”Punësimi i të rinjve ka të bëjë me edukimin, sepse vetëm kështu mund të arrijmë forcën e punës dhe në këtë mënyrë ky projekt funksionon duke i bashkuar komunat,të rinjtë dhe edukuesit që të kemi sa më shumë rezultate pozitive. Bashkimi Europian shpenzon shumë para për këtë vend, shpenzon para për bashkëpunim tej kufitar, dhe në të ardhmen do të ndihmon në infrastrukturë. Unë besoj se nëpërmjet këtij projekti do të ketë pako të vendeve të reja të punës ndaj kërkohen njerëz, politikanë dhe biznesmenë të ndryshëm për zhvillimin e këtij projekti” tha Lendel.

Lajme të ngjashme

Back to top button