Mickoski me fjalorin e Gruevskit: Mos lejoni Edi Rama të krijojë qeveri në Maqedoni

Mos u bëni pengje të Ali Ahmetit dhe mos lejoni që Edi Rama ta krijojë qeverinë e ardhshme në Maqedoni. Këto porosi i ka drejtuar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deri te deputetët e LSDM-së duke folur për rikonstruimin e propozuar të Qeverisë, njofton Portalb.mk.

“Dje në Parlament dëgjuam një deputete nga Alternativa, e cila publikisht tha se gjatë ngjarjeve të nëntorit të vitit 2021 Qeverinë e Maqedonisë e ka krijuar Edi Rama dhe anëtarë të familjes Adem Jashari. Kovaçevski, me këtë vetëm ka konfirmuar se është i dëgjuar i verbër i Ali Ahmetit dhe më tmerrshëm i Artan Grubit”, tha Mickoski.

Ai vazhdon të pretendojë se ka deputetë të LSDM-së që po japin shenja të kundërshtimit në kryesinë e partisë dhe u bëri thirrje që të marrin guxim dhe të qëndrojnë kundër tyre.

“Të mos lejojmë që Ali Ahmeti dhe Edi Rama ta rrënojnë Maqedoninë. Interesi i tyre është që Maqedonia të jetë e dobët, në gjunjë. Qëndroni afër nesh, shtrijani dorën si maqedonasi maqedonasit dhe mos lejoni që këto dy kriminelë në udhëheqësinë e LSDM-së, të cilët kanë interes vetëm për provizione, t’u shtyjnë në ferrin që ia përgatisin Maqedonisë”, tha Mickoski.

Deklaratat e Mickoskit janë kryekëput të stilit të Gruevskit, i cili nëpërmjet nxitjes së tensioneve ndëretnike, tentonte të mbante pushtetit pas publikimit të aferës së përgjimeve.

Kjo thirrje, vjen 3 muaj pasi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, në emisionin “360 Gradë” tha se VMRO-DPMNE do të formojë qeveri me 61 deputetë që të mos shantazhohet nga askush. Deklaratë dhe fushatë të njëjtë ka bërë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski në tetor të vitit 2016-të, kur kërkonte 63 deputetë që të mundej të formonte qeveri pa ndonjërën prej partive shqiptare, apo me atë që do t’i pranonte kushtet e tij, njofton Portalb.mk.

“Shpresojmë se do të marrim mbështetje nga populli që të mos pësojmë shantazhe dhe të mos varemi nga interesat e dikujt personale apo partiake. Në lidhje me atë se a do të ftojmë partner në qeveri ose jo, ajo është çështje tjetër të cilën mund ta bisedojmë pas mbarimit të zgjedhjeve”, deklaroi Nikolloski.

Fushata e Gruevskit për 63 deputetë, ishte në vazhdën e propagandës dhe një sërë fushatash, për t’u rikthyer në skenën politike “më fuqishëm se më parë”, pas skandalit të përgjimeve në vitin 2015.

Sipas një analizës së Portalb.mk, të botuar në vitin 2017-të, Gruevski dhe partia që kryesonte ai, VMRO-DPMNE, për një vjet ka organizuar 16 fushata për ta rikthyer rejtingun e dikurshëm të Gruevskit.

  1. 17.02.2016 – fushata “përsëri kundër shqiptarëve”
  2. 26.02.2016 – fushata për thirrje të popullit për mbrojtje të Maqedonisë
  3. 24.02.2016 – fushata për përkrahje të VMRO-DPMNE-së nga qytetarët1
  4. 16.10.2016 – fushata 63 deputetë kundër shqiptarëve
  5. 08.12.2016 – fushata kundër dygjuhësisë
  6. 17.12.2016 – fushata për “desorosoizim” dhe kundër ambasadorëve të huaj
  7. 04.01.2017 – fushata për zbutje të fjalorit ndaj shqiptarëve
  8. 18.01.2017 – fushata kundër BDI-së
  9. 25.01.2017 – fushata “fituesi me fituesin” 
  10. 30.01.2017 – fushata për zgjedhje të reja
  11. 02.02.2017 – fushata kundër ambasadorit Bejli
  12. 01.03.2017 – fushata Ivanov hero
  13. 03.02.2017 – fushata kundër Shqipërisë dhe Kosovës
  14. 07.03.2017 – fushata lojë me emra
  15. 28.03.2017 – fushata “udhërrëfyesi”
  16. 02.04.2017 – fushata “Manifesti”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button