Komuna e Çairit filloi me transmetimin drejtpërdrejtë të mbledhjeve të Këshillit Komunal

Këshilli i Komunës së Çairit prej sot ka filluar me transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave të Këshillit Komunal, një muaj pasi Portalb.mk shkruajti se ende nuk është realizuar premtimi i kryetarit të komunës, Visar Ganiu, njofton Portalb.mk.

Sot Këshilli Komunal i Çairit e mbajti seancën e parë e cila u transmetua drejtpërdrejtë, ku pika e vetme e rendit të ditës ishte ndihma për Turqinë pas tërmetit.

“Tani e tutje të gjitha seancat e Këshillit Komunal do t’i transmetojmë drejtpërdrejtë”, thanë nga Komuna e Çairit për Portalb.mk, duke shtuar se seanca e radhës do të mbahet më 20 shkurt në ora 13.00 dhe do të vendosin praktikë që t’i informojnë mediat për orarin e seancave të radhës.

Në janar të këtij viti për Portalb.mk nga Komuna e Çairit njoftuan se përmes një donacioni të UNDP kanë siguruar pajisjen e përshtatshme për emetim të drejtpërdrejtë të seancave të Këshillit Komunal, i cili ishte premtim parazgjedhor i kryetarit të komunës, Visar Ganiu.

Transmetimi i drejtpërdrejtë i seancave të Këshillit Komunal do të mundësonte që qytetarët e Çairit të njihen më nga afër me aktivitetet e komunës dhe të informoheshin në mënyrë më të detajuar dhe në kohë reale se çfarë vendime sjell komuna dhe si ato ndikojnë në jetën e tyre të përditshme.

Momentalisht transmetim të drejtpërdrejtë të seancave të këshillit komunal bën Komuna e Tetovës, Gostivarit, Manastirit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button