Komisionet parlamentare të cilët duhet të udhëhiqen nga opozita do të mbesin të boshatisura

Komisioni për çështjet zgjedhore dhe emërime ka vendosur sot që komisionet parlamentare të cilët duhet t’i udhëheqin deputetët e opozitës të ngelin bosh.

Derisa sa LSDM nuk kthehet në Parlament, Komisioni për mbikëqyrje të Agjencionit për zbulim dhe , komisionet për komunikim, financim dhe buxhet, bujqësi, pylltari, shëndetësi, ujëra dhe komisioni i punës dhe politikës sociale do të mbeten pa kryetar.

Sipas shumicës parlamentare kjo nuk do ët jetë pengesë që komisionet të jenë të bllokuara dhe të mos munden që të sjellin vendime. Këto komisione do të mund udhëhiqen nga nënkryetarët apo ashtu sic theksoi kryetari I Parlamentit Trajko Veljanovski ai do të caktoj një anëtarë nga Komisioni I cili do të mund të kryesojë me mbledhjet.

Parlamenti do të funksionojë me 21 grupe punuese.

Lajme të ngjashme

Back to top button