Fondacioni Metamorfozis nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Presidencën e RMV-së për rezistencë kundër dezinformatave

Përfaqësuesit e Fondacionit për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” dhe Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e aktiviteteve të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik.

Memorandumin e nënshkroi drejtori ekzekutiv i “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari dhe sekretari i përgjithshëm i Kabinetit të Presidentit, Mile Boshnjakovski.

Mile Boshnjakovski - Bardhyl Jashari
Mile Boshnjakovski – Bardhyl Jashari

“Bashkëpunimi me Qendrën Presidenciale për Edukim Politik dhe Fondacionit Metamorfozis do tu jap shtytje të rëndësishme shtesë përpjekjeve të Fondacionit në luftën kundër rrezikut që përbëjnë dezinformatat në Maqedoninë e veriut. Njëherazi, ky bashkëpunim do të hap mundësi të reja për bashkëpunim mes dy institucioneve në lëmi tjera të cilat po ashtu do të kontribuojnë në forcimin e demokracisë në vendin tonë. Qasja e Metamorfozis që nga themelimi ka qenë dhe mbetet se, me bashkëpunim, ndarje të njohurive, përvojave dhe resurseve mund të arrihet sukses në tejkalimin e sfidave të kohës. Në atë frymë është edhe bashkëpunimi me Qendrën presidenciale për edukim politik”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Metamorfozis, Bardhyl Jashari.

Me nënshkrimin e këtij memorandumi për bashkëpunim parashikohet mbështetje e Kabinetit të Presidentit në realizimin e aktiviteteve në temën e rezistencës ndaj dezinformatave në kuadër të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, puna e së cilës zhvillohet nën kujdesin e presidentit Stevo Pendarovski.

Mile Boshnjakovski - Bardhyl Jashari
Mile Boshnjakovski – Bardhyl Jashari

“Sipas memorandumit, bashkëpunimi do të zhvillohet me realizim të përbashkët të aktiviteteve dhe ngjarjeve, zbatimit të hulumtimeve, përgatitjes së analizave, organizim të seminareve edukative, debateve publike dhe konferencave, por edhe aktiviteteve tjera me qëllim të përforcimit të kapaciteteve”, thonë nga Kabineti i Presidentit, Stevo Pendarovski.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Metamorfozis nënshkroi mëmorandum edhe me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me qëllim të përgatitjes së Strategjisë së re për Transparencë të Qeverisë. Drejtori ekzekutiv i Metamorfozis, Bardhyl Jashari deklaroi se Memorandumi për bashkëpunim paraqet vazhdimësi të bashkëpunimit të Fondacionit Metamorfozis me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e transparencës. Sipas tij, përpilimi i strategjisë paraqet një hap tejet të rëndësishëm, por ende më i rëndësishëm do të jetë zbatimi i saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button