QZHM-vëzhgoi Agjencinë për media dhe KSHZ-në gjatë procesit zgjedhor

Qendra për Zhvillim të mediave në Maqedoni në kuadër të programit të USAID për forcimin e mediave të pavarura në vend dhe Projektin për reforma në sferën mediale, gjatë fushatës zgjedhore parlamentare dhe presidenciale të 2014, ka zbatuar një monitorim të punës së Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuale dhe të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Qëllimi i monitorimit ishte që të ketë një fotografi të qartë për atë se si Agjencia dhe KSHZ i zbatojnë rregulloret e Kodit Zgjedhor dhe Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale, të cilat direkt lidhen me punën e mediave gjatë kohës së zgjedhjeve.

Nga monitorimi i Qendrës për Zhvillim të mediave dolën këto përfundime dhe rekomandime:

-Agjencia për mediat audio dhe audiovizuale i ka kapërcyer mangësitë në Kodit Zgjedhor sa i përket përfaqësimit të barabartë në lajme të TVM-së, apo ka bërë përpjekje për të lejuar përfaqësimin e barabartë të partive jashtë parlamentit dhe partive të sapoformuara, me çka i ka sugjeruar radiodifuzerit publik të sigurojë kohë plotësuese prej 5 minutave në lajme për përfaqësimin e kandidatëve që nuk janë përfshirë në Kodin Zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Back to top button