Angli-Itali do të luhet në “arat” e Brazilit

Kur kanë mbetur vetëm edhe katër ditë para ndeshjes ndër më të rëndësishmet në grupe mes Anglisë dhe Italisë, dy përfaqësueset evropiane mund të ndihen të shqetësuara me pamjet se ku do të luajnë këtë sfidë.

Pamje nga fusha e Amazonia Arena
Pamje nga fusha e Amazonia Arena

Stadiumi “Amazonia Arena” është në gjendje shqetësuese për shumë arsye. Bari duket si një arë e vërtetë, ndërsa gjasat për tu përmirësuar janë tejet të vogla sepse temperaturat janë tejet të mëdha.

Një gjë e tillë do ti konvenoi më së paku albionëve të cilët janë mësuar të luajnë në stadiume tejet të mira.
Fusha e Amazonia Arena
Fusha e Amazonia Arena

Mbetet të shihet se çfarë mrekullie mund të bëjnë brazilianët për të rikthyer në gjendje normale këtë stadium, përndryshe ky fakt është shtesë se “Brazili 2014” mund të jetë dështim i FIFA-s.

Lajme të ngjashme

Back to top button