Kuvendi sot diskuton rikonstruimin e Qeverisë: ASh dhe Alternativa i ndryshuan vendet

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi ka caktuar për sot (13 shkurt) në orën 15 seancën për rikonstruimin e Qeverisë, pas pranimit të propozimit për rikontruim të Qeverisë, të dorëzuar nga ana e kryeministrit Dimitar Kovaçevskit. Kjo erdhi si rezultat i arritjes së marrëveshjes nga LSDM-ja me Aleancën për Shqiptarët, për futjen e kësaj të fundit në Qeveri, shkruan Portalb.mk.

Në rend dite në këtë seancë është propozimi për shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë së RMV-së, propozimi për zgjedhje të anëtarëve të Qeverisë, propozimi për shkarkim të zëvendësministrave të Qeverisë si dhe propozimi për zgjedhje të zëvendësministrave të Qeverisë.

Si pjesë të zgjidhjeve kadrovike janë propozuar këto emra:

  • Për ministër të Drejtësisë është propozuar: Krenar Lloga- ASh
  • Për ministër të Shëndetësisë është propozuar: Fatmir Mexhiti- ASh
  • Për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës: Azir Aliu- ASh
  • Për ministre të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor: Kaja Shukova- LSDM,
  • Për zëvendësministër i Mbrojtjes është propozuar: Tiron Jajaga- ASh,
  • Për zëvendësministre e Drejtësisë është propozuar: Viktorija Avramovska Madiq- LSDM,
  • Për zëvendësministre e Bujqësisë: Vjollca Berisha- ASh,
  • Për zëvendësministre e Shëndetësisë: Maja Manoleva- LSDM,
  • Për zëvendësministër i Arsimit: Agim Nuhiu- BDI.

Hyrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri e cila u njoftua të enjten, ngushtoi kolltukun për partitë tjera qeverisëse si LSDM, BDI dhe Alternativës, ku me këtë të fundit në zgjedhjet e fundit parlamentare dy partitë ishin në koalicion, i cili zgjati deri dhjetorin e vitit 2021 kur Alternativa vendosi nga opozita të kalojë në pozitë me nënshkrimin e marrëveshjes me kryeministrin e asaj kohe, Zoran Zaev. Hyrja e kësaj partie në Qeveri erdhi pasi nuk u arrit numri për të krijuar shumicë të re parlamentare midis VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës, Lëvizjes Besa dhe partisë E Majta.

Ndërkaq, dje Alternativa njoftoi vendimin se do të dalin nga Qeveria për të kaluar në opozitë, pas vendimit të ASH-së për tu bashkuar me shumicën qeveritare. Kjo u bë e ditur nga i pari i partisë Afrim Gashi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Gashi tha se LSDM-ja e ka shkelur marrëveshjen me të cilën ata u bënë pjesë e Qeverisë, ku nuk ka implementuar as marrëveshjen politike dhe as atë kadrovike.

Sipas propozim zgjidhet kadrovike që kryeministri, Dimitar Kovaçevski i dorëzoi Kuvendit, Alternativa do të humb pozicionet e saja aktuale të ministrave në dy resore – Shëndetëtësisë si dhe Shoqëri Informatike dhe Administratë, ndërsa në vend të tyre do të vijnë kuadro të Aleancës për Shqiptarët.

LSDM-ja dje përmes nëpërmjet një kumtese njoftoi se me zgjerimin e Qeverisë, përkatësisht me pjesëmarrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, kanë siguruar shumicën për reforma dhe stabilitet politik të vendit. Ku sipas kësaj partie “Shumica parlamentare do të punojnë me përkushtim për integrim të përshpejtuar evropian”.

Nga ana tjetër, opozitarja VMRODPMNE, dje përmes një komunikate për media thanë se përderisa qytetarët nuk dinë si të mbijetojnë dita ditës, Qeveria nga Kovaçevski, Ahmeti dhe Taravari “nuk ka asgjë më të mirë për të sjellë për qytetarët dhe shtetin. Për të dalë nga kjo agoni duhen menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare.”

Nënkryetari i BDI-së Izet Mexheti dje për Alsat bëri të qartë se “Grupi i Zjarrit” nuk voton për ndryshimet në Qeveri. Grupi i Zjarrit rreth vetes përveç Mexhitit ka edhe dy deputetë të tjerë Merita Koxhaxhikun dhe Kastriot Rexhepin.

Kryetari i Lëvizjes BesaBilall Kasami, ditë më parë i pyetur për hyrjen e ASh-së në Qeveri tha se “është vendim i tyre (ASh-së), ne (Lëvizja Besa) vazhdojmë rrugëtimin tonë si parti opozitare”.

Kujtojmë se, ASH gjatë javës së fundit ka zhvilluar bisedime me përfaqësues të Qeverisë, në nivel të grupeve punuese, me qëllim që t’i bashkohet shumicës parlamentare. Grupet e punës finalizuan negociatat të enjten. Ndërkaq, këtyre negociatave i ka paraprirë takimi i 31 janarit mes kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të ASH-së, Arben Taravari.

Më 24 dhjetor të vitit 2022, Arben Taravari u zgjodh kryetar i Aleancës për Shqiptarët, pasi paraprakisht dha dorëheqje Ziadin Sela, për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet për Këshillin e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button