RMV, sot ditë zie në nder të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri

Maqedonia e Veriut ditën e sotme e ka shpallur ditë zie në kujtim të përjetshëm të të vdekurve në tërmetet katastrofike që goditën rajonin kufitar të Turqisë dhe Sirisë. Ky vendim u mor dje në seancën e 130-të të Qeverisë, shkruan Portalb.mk.

Qeveria njoftoi se vendimi është marrë si shprehje solidariteti për numrin e madh të jetëve të humbura njerëzore të shkaktuara nga tërmeti katastrofik që ndodhi në Turqi dhe Siri.

Në ditën e sotme të zisë, flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jetë në gjysmështizë, në vendin tonë dhe para përfaqësive diplomatike-konsullore jashtë vendit.

“Në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre. Si shtet dhe si popull do të vazhdojmë të ndihmojmë, do të jemi solidarë dhe do të jemi mbështetje për qytetarët e vuajtur, për ata që humbën gjithçka”, informoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kujtojmë që në ndihmë të Turqisë dhe Sirisë, Qeveria ka ndarë ndihmë financiare dhe teknike. Ndihmë kanë ndarë edhe komuna të tjera nga vendi, si teknike po ashtu edhe financiare. Në ndihmë kanë dale edhe nga sektori qytetar dhe vullnetarë individual nga vendi.

Ditën e sotme si ditë zie e ka shpallur edhe Shqipëria.

Numri i të vdekurve nga tërmeti i së hënës në Turqi dhe Siri sipas të dhënave të fundit ka kaluar mbi 33 mijë, Sipas paralajmërimeve numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi pjesë të Turqisë dhe Sirisë mund të dyfishohet nga numri aktual.

Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan. Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button