Edhe Radio Shkupi me deputet, shkon Musa, vjen Musa

Meqë Musa Xhaferi sërish është emëruar Zv/kryeministër për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në Qeverinë e re, post të cilin e ushtronte edhe në përbërjen e mëparshme qeveritare, tani deputet me automatizëm bëhet gazetari i Radio Shkupit, Musa Ibrahimi, njofton Blicinfo.

Xhaferi ishte bartës liste nga radhët e BDI-së në njësinë e 5 zgjedhore ndërsa Ibrahimi ishte i katërti në listë. Pas emërimit të Xhaferit për Zv/kryeministër i lirohet vendi për postin e deputetit Ibrahimit, i cili ishte i katërti në listë.

Momentalisht ky dotë jetë ndryshimi i vetëm për momentin në BDI ku një deputet i zgjedhur merr postin e njeriut të dytë në qeveri.

Përndryshe, BDI-ja në njësinë e pestë zgjedhore arriti të fitojë tre deputetë, ndërsa PDSH-ja nuk arriti të fitojë asnjë deputet në këtë njësi zgjedhore

Lajme të ngjashme

Back to top button