Shumë fshatra në Maqedoni do të ngelin pa asnjë banorë

Statistikat tregojnë se në Maqedoni ekzistojnë gjithsejtë 1.728 vendbanime fshatare nga të cilët 141 fshatra janë plotësisht të boshatisura pa asnjë banorë.

Numri i fshatrave me nja dhjetëra banorë është i madh, kryesisht persona të moshuar pa asnjë tendencë për t,i kthyer fëmijët e tyre në vendin e lindjes. Struktura e moshës së thyer e këtyre fshatrave do të bëjë që një ditë ata të jenë plotësisht pa banorë. Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se numri pres 141 fshatrave të boshatisura shumë shpejtë do të dyfishohet.

Përkundër kësaj sipas statistikave në pjesën perëndimore dhe atë veri lindore është përqendruar numri më i madh i popullsisë.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në vitin 2002, shpërndarja territoriale e popullsisë në Maqedoni tregon se pabarazi të theksuar. Mbi 57 për qind e popullatës jeton në qytete në gjithsejtë 34 qytete me më shumë përqendrim në kryeqytet në Shkup 20.5 për qind.

Të dhënat për migrimin e brendshëm tregojnë se popullsia lëviz më së shumti nga fshatrat në qytet se sa anasjelltas. Migrimi më i madh ndodh në pjesën lindore të vendit 46.7 për qind ndërsa migrimi më I vogël me 15 për qind është në rajonin e Pollogut. Karakteristik për këtë rajon është lëvizja në fshatra, 63,8 për qind ose 26,7 për qind në nivel të Maqedonisë.

Numri I fëmijëve të lindur në rajonet e qyteteve arrin 13.904 ose 57 për qind nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të lindur përkundër 10.392 ose 42.8 për qind të fëmijë të lindur në fshatra. Numrin më të madh të lindjeve e mban rajoni i Shkupit me 33.5 për qind, ndërsa më I vogël është numri I lindjeve në rajonin e vardarit me 7.1 për qind.

Lajme të ngjashme

Back to top button