Prodhimet industriale në Maqedoninë e Veriut shënuan rritje të çmimeve

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve për 13.3 % te prodhimet industriale në krahasim me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.

Në muajin dhjetor 2022, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të larta në sektorin Miniera dhe gurorë për 2.8 %, në sektorin Industria përpunuese për 13.2 % dhe në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 27.2 %”, raportoi Enti, duke veçuar sektorin për prodhimin e veshjeve ku kemi regjistruar rritje për 42.8 përqind.

Enti Shtetëror i Statistikave raportoi që në dhjetor të vitit të kaluar u regjistrua rritje e çmimeve për 0.6 përqind në krahasim me muajin paraprak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button