France 3: Shqipëria, anëtarja e 29-të e BE-së?

France3 (Në përfundim të intervistës me kryeministrin, Edi Rama, televizioni “France3”, ka transmetuar një profil të Shqipërisë)

– Shqipëria është anëtarja e 29-të e Bashkimit Evropian? E dini që shqiptarët flasin në mënyrë të mrekullueshme gjuhën frënge?

Kryeministri i vendi të Ballkanit, që për shumë vite ka qenë i izoluar, do të takohet me 11 qershor (sot) me presidentin francez, Francois Hollande.

Shqipëria troket sërish në dyert e Bashkimit Evropian. Deri tani kanë dështuar në marrjen e statusit.

Statusi kandidat miratohet nga 28 vendet anëtare të BE-së në fund të këtij muaji.

Kjo republikë në jug të Evropës ndan kufijtë me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë.

E madhe sa Belgjika, Shqipëria ka më pak se 3 milionë banorë, shumica e përqendruar në qytet dhe në kryeqytet dhe me një shumicë myslimane (mbi 70% të shqiptarëve).

Franca, ka qenë gjithmonë një zgjedhje kulturore: studentë të shkollës së mesme mësojnë gjuhën e Molierit.

Në kohën e Enver Hoxhës, vendi ishte i mbush plot me bunkerë.

Vendi ka qenë një prej më të përjashtuarve në Evropë.

Në këtë bastion të stalinizmit, ku Enver Hoxha mori pushtetin pas Luftës së Dytë Botërore, popullsia jetonte në varfëri; një sistem shumë paranojak, që nuk promovonte zhvillimin ekonomik.

Që pas viteve ’90, Shqipëria është e hapur për turistët dhe nuk është pa avantazhe, pasi ka 1 mijë metra vijë bregdetare të paprekur. Por po përballet me dy djaj: korrupsionin dhe mafien.

*Marrë me shkurtime nga “France3”

http://www.dailymotion.com/video/x1z4ikl_reportazhi-i-francetv_news

Lajme të ngjashme

Back to top button