Në hyrje të fshatit Grushinë dje mori flakë autobusi i NTP-së 55B

Më datë 09.02.2023 në ora 16:38 në SPB Shkup është raportuar se në hyrje të fshatit Grushinë të Shkupit ka rënë zjarr në autobusin e NTP me numër 55B, në lëvizje, i drejtuar nga N.A.(49) nga Shkupi. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Brigada për mbrojtje kundër zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga njësitë policore të Haraçinës, ndërsa është kryer kontroll nga ana e ekipit inspektues të SPB Shkup, njoftoi MPB për Portalb.mk.

Rastin, dje në faqen e Facebookut të DÇP-së e kishin raportuar qytetarët, ndërsa Portalb.mk verifikoi informacionin në MPB, të cilët dërguan informacione shtesë.

Autobusi 55B, foto, komentues në faqen e Facebookut të DÇP-së

Nuk është hera e parë që ndodh të ketë të tilla djegie të autobusëve. Për herë të fundit, në mars të vitit të kaluar në një autobus dykatësh “Jugtong” i linjës 57-të shpertheu zjarr, por për fat të mirë nuk kishte udhëtarë të lënduar. Nga zjarri u shkaktuavetëm dëm material. Në momentin e shpërthimit të zjarrit, autobusi ka qenë në stacionin e fundit të linjës, në Nerez dhe në të nuk ka pasur udhëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button