Big Basta thotë ‘Mbylle gojën!’

Reperi nga Shqipëria Big Basta po rikthehet në skenë edhe me një risi. Kështu të paktën ka thënë ai nëpërmjet një postimi nëfaqen e tij zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’, ku ka treguar që sapo ka lansuar videoklipin e tij të ri të titulluar ‘Mbylle gojën“.

Sapo doli video më e re, punuar nga Emiljo Leka dhe Dario Grori. Ju faleminderit për suportin tuaj. Im back again ( Unë po kthehem prapë)”, ishte mbishkrimi i rep artistit i cili dukej i kënaqur nga puna e tij e re.

Ndryshe Big Basta ka qenë pjesë e festivalit ‘Top Fest’ në bashkëpunim më një këngëtar të ri të quajtur Angelo Koci të cilët nuk u kthyen në shtëpi pa marrë një çmim tejet të rëndësishëm për ta.

Lajme të ngjashme

Back to top button