Aleanca për Shqiptarët miratoi vendimin për të hyrë në Qeveri (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sonte pas mbledhjes së kryesisë qendrore të partisë, tha se kanë sjellë vendim që të hyjnë në Qeveri, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me resorët që do t’i takojnë si pjesë e marrëveshjes së arritur, ai tha se do të drejtojnë me Ministrisë e Shëndetësisë dhe të Drejtësisë dhe ka dy opsione, ose resori Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë ose zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

“Në mbledhjen e dytë të kryesisë të ASH-së, para gjithë anëtarëve të kryesisë, e cila mori për obligim prej kuvendit qendror të sjell vendimin përfundimtar për pjesëmarrjes e ASH-së në Qeverinë aktuale të RMV-së. E prezantuan komplet pakon që kemi negociuar me partitë të cilat janë pjesëmarrëse në Qeveri, repsektivisht me kryeministrin Kovaçevski”, tha Taravari.

Kujtojmë se, ASH gjatë javës së fundit ka zhvilluar bisedime me përfaqësues të Qeverisë, në nivel të grupeve punuese, me qëllim që t’i bashkohet shumicës parlamentare. Grupet e punës finalizuan negociatat të enjten. Ndërkaq, këtyre negociatave i ka paraprirë takimi i 31 janarit mes kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të ASH-së, Arben Taravari.

Më 24 dhjetor të vitit 2022, Arben Taravari u zgjodh kryetar i Aleancës për Shqiptarët, pasi paraprakisht dha dorëheqje Ziadin Sela, për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet për Këshillin e Tetovës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button