QMK: Nuk duhet të presim dikush të humb jetën apo të lëndohet, rregullojeni urën në Vizbeg (VIDEO)

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov, sot për herë të dytë ka vizituar urën në Vizbeg e cila nuk është e sigurt dhe përbën rrezik për qytetarët, njofton Portalb.mk.

“Jam i acaruar pasi që me të vërtetë prita reagim më serioz nga ana e institucioneve kompetente. Për ne është e parëndësishme nëse për këtë është kompetent Qyteti i Shkupit apo Komuna e Butelit, pasi që në këtë moment derisa kaloi ky kamion i madh, ndjeva vibrime të fuqishme dhe është pyetje se sa mund të mbajë kjo urë. Apeloj deri te Komuna e Butelit, por edhe Qyteti i Shkupit, le të ulen le të merren vesh se kush është përgjegjës dhe le ta heqin këtë rrezik nga qytetarët. Nuk duhet të presim që dikush të humb jetën, apo të lëndohet rëndë që të reagojmë”, tha Angellov.

Ai derisa po qëndronte mbi urë, tregoi se kubet prej gurit, me të cilat është i shtruar ky mbikalim, kanë lëvizur nga vendi si pasojë e lëvizjes së automjeteve të rënda transportuese dhe të njëjtat rrezikojnë që të bien nga ura në rrugë.

“Shiheni këtu ndodhet një kub në cep të urës dhe kjo mund të bie dhe të mbyt njeri”, tha Angellov, derisa tregonte një kub guri, i cili rrezikonte të bie në rrugën e frekuentuar të njohur si “Rruga e Kaçanikut” që dërgon për në kufirin me Kosovën.

12 nëntor të vitit të kaluar, Qendra për Menaxhim me Kriza alarmoi se ura në te Vizbeg paraqet rrezik për njerëzit dhe automjetet të cilët lëvizin mbi dhe nën të.

Portalb.mk ka kërkuar përgjigje nga Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Butelit në lidhje me atë se çfarë do të ndërmarrin për të mënjanuar rrezikun, gjegjësisht nëse planifikohet rikonstruimi apo ndalimi i kësaj urës për përdorim, por deri në publikimin e tekstit nuk kemi marrë përgjigje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button