Rasmusen falënderon Ahmetin për pikëpamjet e shtruara gjatë takimit në Shkup

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Andreas Frog Rasmusen i ka dërguar letër kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit të cilin e falënderon për prezantimin e pikëpamjeve të tij gjatë takimit që kanë pasur në Shkup.

“Mirëpres përqendrimin tuaj të fuqishëm dhe të qëndrueshëm për procesin e integrimit EuroAtlantik dhe e ndaj bashkë me ju shpresën që progresi do të arrihet së shpejti. Gjithashtu isha i interesuar të dëgjoj nga ju për qëndrimet e juaja mbi zhvillimet e brendshme në vendin tuaj. Unë i përkrah me vendosmëri të gjitha përpjekjet për të inkurajuar mirëkuptimin midis komuniteteve të ndryshme të vendit tuaj dhe për të promovuar anëtarësimin e vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, shkruan në letrën e tij Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Andreas Frog Rasmusen.

Lajme të ngjashme

Back to top button